Ministri i Brendshëm i landit të Saksonisë së Poshtme, Boris Pistorius do të jetë ministri i ri gjerman i Mbrojtjes. Politikani socialdemokrat pason Christine Lambrecht.
Sipas informacioneve të ARD-së, Boris Pistorius pritet të jetë ministri i ri i Mbrojtjes. Ai zëvendëson kështu ministren e Mbrojtjes që dha dorëheqjen ditën e djeshme, Christine Lambrecht.
Ministrja Lambrecht, e cila prej disa muajsh ishte në qendër të kritikave, i dorëzoi dorëheqjen me shkrim të hënën kancelarit Scholz.
Pistorius që nga viti 2013 është ministër për Çështjet e Brendshme dhe Sportin në landin e Saksonisë së Poshtme.
Ai gjithashtu ka shërbuar si kryetar bashkie i qytetit Osnabryk.
/abcnews.al