Prej 24 orëve Shqipëria ndodhet nën goditjen e vazhdueshme të tërmeteve, ku lëkundjet më të forta janë ndier mbrëmjen e së dielës.
Forca e tërmetit të një nate më parë ka qenë 4.7, ndërkohë që është shoqëruar edhe me disa pasgoditje që janë të forcës 3.9, 3.7 dhe 3.4.
I kontaktuar nga gazetari i Abcnews.al, Taulant Halili, sizmiologu Rrapo Ormeni ka shpjeguar këtë fenomen që po ndodh aktualisht në vendin tonë.
Ormeni tha se të gjitha pasgoditjet janë më të ulta se tërmeti i një nate më parë.
Ai qetësoi qytetarët duke theksuar se lëkundjet do të vazhdsojnë të ndihen por pa ndonjë rrezik.
Sipas tij ky fenomen mund të zgjasë disa ditë deri sa pllakat tektonike të qetësohen.
“Magnituda e tërmeteve që kanë rënë mbrëmjen e kaluar edhe sot, janë më të ulta se goditja kryesore. Lëkundjet mund të vazhdojnë për disa ditë, por nuk duhet të kemi asnjë shqetësim”, tha Ormeni për Abcnews.al.