Habit aktorja: Dikush tjetër duhet ta merrte çmimin tim, jam shumë e vjetër

schedule14:39 - 16 Janar, 2023

schedule 14:39 - 16 Janar, 2023

Ceremonia e 28- të e Critics Choice Awards u zhvillua pak orë më parë në Los Angeles të Kalifornisë, duke nderuar produksionet më të mira filmike dhe serialet më të mira televizive të vitit 2022. Chelsea Handler prezantoi për herë të parë pas 4 vitesh bashkë me aktorin Taye Diggs. Në çmimet, të cilat u u zhvilluan në Hotelin Fairmont Century Plaza, ranë në sy disa paraqitje, përfshirë Cate Blanchett.

Ylli 53-vjeçar fitoi aktoren më të mirë për performancën e saj mahnitëse në Tár, por ajo thotë se nuk ishte e vetmja që tërhoqi vëmendjen.

Pas fitimit të Golden Globes për aktoren më të mirë në një film dramë, Blanchett mori pjesë në çmimet e sotme dhe mbajti një nga fjalimet më emocionuese rreth vlerësimeve.

Është kaq e tmerrshme kur mendon se sa performanca të mrekullueshme ka pasur nga gratë, jo vetëm nga ato këtu, por në përgjithësi. Nuk mund ta besoj që jam këtu lart. Është qesharake, jam shumë e vjetër. Do të doja ta ndryshoja këtë strukturë të ngatërruar. Është si një piramidë patriarkale”, tha aktorja duke qeshur shtoi: “Pse nuk mund të themi se ka një sërë rolesh të mrekullueshme femrash? Nga TV, filma, reklama, çdo gjë. Ju jeni duke bërë një punë të madhe që më frymëzon vazhdimisht. Faleminderit”.

Në një intervistë në prapaskenë, Blanchett foli gjithashtu se sa kolege të nominuara janë Viola Davis, Danielle Deadwyler, Margot Robbie, Michelle Williams dhe Michelle Yeoh. “Askush nuk do të qëndronte këtu nëse nuk do të kishte një grup të tërë njerëzish në produksion, dhe mendoj se ka një mënyrë tjetër për të festuar gjithë atë pjesëmarrje. Ata janë të gjithë pjesë e industrisë, duke ndikuar njëri-tjetrin. Të gjitha aktoret pranuan sfidat dhe dolën përtej kufijve të tyre”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!