Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti ndau mendimin e tij për Ligue 1.
“Në Francë zbulova një kampionat të ri që më nxori jashtë zonës sime të rehatisë. Liga në çdo vend ka specifikat e veta. Ligue 1 i detyron lojtarët të japin 100% fizikisht. Unë nuk jam shumë i gjatë, por i fortë. Përballë rivalëve vendas, është e nevojshme të ruash forcën.
Franca më ndihmoi të bëhesha ky që jam tani. Ndihem mirë këtu. Këtu ka shumë lojtarë të mirë. Ligue 1 nuk është më keq se Serie A apo kampionate të tjera kombëtare”, tha ai për L’Equipe. /G.D abcnews.al/