Një pajisje artizanale ka shpërthyer në periferi të Athinës përballë ambienteve të tifozëve të Panathinaikos, duke shkaktuar dëme materiale, por pa viktima, tha policia.
Dy persona me motoçikletë i hodhën mjetet shpërthyese rreth orës 4 të mëngjesit me orën lokale ditën e djeshme pasi iu afruan ambienteve të Panathinaikos në Maroussi, sipas pamjeve të kamerave të vëzhgimit të transmetuara nga mediat greke.
Tetë dyqane, shtatë shtëpi dhe dy automjete u dëmtuan nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi, raporton agjencia greke e lajmeve “Ana”, duke cituar burime policore.
Neë vendgjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, por ndërhyrja e tyre nuk ka qenë e nevojshme pasi nuk ka pasur flakë. Hetimet e policisë po vijojnë për të përcaktuar llojin e mekanizmit që mund të jetë përdorur./ h.ll/abcnews.al