Sipas gazetarit Robert Rakipllari, mund të ketë një lloj administrimi tjetër jopolitik i zgjedhjeve. Sipas tij, parimi i administrimit të zgjedhjeve në vendin tonë nga ana e komisionerëve të partive është qesharake.
“E para është çështje besueshmërie. Parimi i administrimit tonë të zgjedhjeve që praktikisht është qesharak, por që fatmirësisht deri më tani ka funksionuar ka qenë sepse partitë vendosnin në komisionet e numërimit militantët e tyre më të besuar. Ata ruanin njëri tjetrin. Hajduti ruante hajdutin. Kështu ka funksionuar kjo gjë. Ky është një model që na mban shumë mbrapa. Edhe Greqia bëri zgjedhje por në 8-9 të darkës dy orë pas mbylljes së kutive u mor vesh kush fitoi. Ne vazhdojmë lodhen komisionerët e PD-së, pastaj lodhen komisionerët e PS-së.
Pastaj vazhdon numërimi, nuk dihet se kush është i pari. Ndërkohë mund të ketë një lloj administrimi tjetër jo politik që është e vështirë të gjendet në Shqipëri, por që mund ta kenë përgjegjësinë ligjore për ta bërë dhe mund të zgjidhet. E dyta, sfida e PS duke pasur parasysh kontekstin e para 30 Qershorit ishte kjo, që të konfirmonte ato 764 mijë votat e 2017 të cilat mori qeverinë e vetme dhe qeveris e vetme sot. Duhet të konfirmonte patjetër ato. Provat janë dhënë pafund se si mbushin komisionerët kutitë”, tha Rakipllari gjatë emisionit “Provokacija”, ku ishte i ftuar mbrëmjen e sotme./abcnews.al