Gjatë vitit 2022 ka pasur një rritje të ndjeshme të grave të prekura me kancer gjiri.
Dr.Esmeralda Sera mjeke onkologe pranë spitalit amerikan 1 shprehet se viti 2022 solli disa risi të rëndësishme në fushën e onkologjisë pasi përfundoi faza e parë e vaksinës kundër kancerit të gjirit.Doktoreshë Sera bën apel për kryerjen e kontrolleve rutinë në mënyrë që sëmundja të kapët në kohë.
Sëmundjet malinje të gjirit kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit që lamë pas. DR.Esmeralda Sera, mjeke onkologe prane spitalit amerikan 1 thekson se disa risi të rëndësishme në fushën e onkologjisë ofrohen për pacientët edhe në spitalin amerikan . Dr.Esmeralda Sera sqaron se tashmë ka përfunduar faza e parë e vaksinës kundër kancerit të gjirit.
Dr.Esmeralda Sera theksoi rëndësinë e kryerjes së kontrolleve rutinë të cilat ndihmojnë në kapjen në kohë të sëmundjes.
Kanceri i gjirit është një ndër tumoret më të shpeshtë që prek gratë. Studimet tregojnë se 1 në 9 gra zhvillon një lloj kancer gjiri gjatë jetës së saj. Në Europë rastet e diagnostikuara me kancer gjiri janë 25% më të larta në vitin 2022./abcnews.al/