Po prisnin trenin, më shumë se 30 persona rrëmbehen në Nigeri

schedule09:20 - 10 Janar, 2023

schedule 09:20 - 10 Janar, 2023

Një sulm me armë ndodhi në  shtetin Edo një stacion treni, mbrëmjen e së shtunës në lajmërojnë mediat lokale dhe policia. Sulmuesit, të armatosur me një armë të tipit AK-47. Ata hapën zjarr dhe plagosën disa para se të rrëmbenin dhjetëra pasagjerë të tjerë që prisnin një tren për në Warri.

Por ky nuk është rasti i vetëm në mars të vitit 2022, disa persona të armatosur hodhën në erë një pjesë të shinave që lidhin kryeqytetin Abuja me Kaduna, duke vrarë tetë persona dhe duke rrëmbyer dhjetëra pasagjerë treni, të cilët u liruan në muajt në vijim pasi u paguan shpërblimi. Ndërsa personi i fundit që kishin rrëmbyer u lirua në tetor, pasi mundën të paguanin shpërblimin.

Chris Neihare, një zëdhënës i autoriteteve në Edo, fillimisht i tha AFP se 32 persona ishin rrëmbyer.

“Policia dhe detektivët po kërkojnë për të rrëmbyerit”, shtoi ai.

Një nga pengjet mundi të arratisej, ndërsa gjashtë të tjerë u liruan të hënën, sipas Neyhare, i cili shprehu optimizëm se pjesa tjetër do të lirohej së shpejti.

“ Ne kemi bllokuar zonën. Ne i njohim pyjet më mirë se ata ”, siguroi ai.

Në shkurt do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Nigeri, Qytetarët nigerianë do të zgjedhin pasardhësin e Presidentit Muhammadu Buhari, një ish-gjeneral i cili nuk ka të drejtë të kandidojë përsëri pas dy mandateve. Rekordi i mandatit të tij është katastrofik, vendi po përballet me një krizë ekonomike dhe të sigurisë.

Kryengritjet xhihadiste po shpërthejnë në Nigerinë verilindore , bandat e pamëshirshme të banditëve po veprojnë në veriperëndim, separatistët në juglindje dhe përleshjet vdekjeprurëse midis fermerëve dhe barinjve po shpërthejnë në pjesën qendrore. /abcnews.al