Zgjedhjet lokale/ Ja si do të ndahen komisionerët mes PS, PD e PL. Për herë të parë një prej tyre i takon PSD-së së Tom Doshit

schedule12:14 - 9 Janar, 2023

schedule 12:14 - 9 Janar, 2023

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur proccedurat për përgatitjen e zgjedhjeve të 14 majit.

Gjatë mbledhjes KQZ miratoi pikën e ndarjes së komisionerëve për Zgjedhjet Lokale.

Dy komisionerë Partina Socialiste, 2 Partinë Demokratike zyrtare, e cila drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, një Partia e Lirisë dhe një Partinë Socialdemokrate e cila drejtohet nga Tom Doshi.

Vlen të theksojmë se kjo ëshë hera e parë që Doshi do të ketë Komisioner, që nga momenti që mori drejtimin e PSD-së, pasi iku Skënder Gjinushi.

KZAZ-të në total kanë 7 anëtarë dhe i shtati do të përcaktohet me short mes PS-së dhe PD-së.

ABC mëson se në KQZ ishte vetëm përfaqësuesi ligjor i Alibeajt, Indrit Sefa, ndërsa nga PD-ja e Berishës dhe nga PL nuk kishte asnjë përfaqësues./abcnews.al