Shqipëria
Orët e para të ditës në vendin tonë do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli në Shqipëri shpeshtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore pritet të ketë në zonat malore Verilindore dhe Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian do të jetë nën ndikimin masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin vranësira të dendura dhe reshje dëbore në Europën Veriore dhe Lindore. Gjithashtu me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu paraqiten Qendra e kontinentit dhe pjesa më e madhe e Europës Jugore. Ndërsa, Gadishulli Iberik parashikohet të dominohet nga moti i qëndrueshëm.
Kosova
Republika e Kosovës në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli në vend shtim gradual të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore në të gjithë territorin.
Maqedonia e Veriut
Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në Ballkanin veriperëndimor do të diktojë motin edhe në MV, duke sjellë vranësira të shpeshta gjatë paradites. Por mesdita dhe orët vijuese do to theksojnë vranësirat në vend duke bërë që i gjithë territori të përfshihet nga reshjet.


