Van Dijk mori lëndimin gjatë ndeshjes së së hënës në Premier League me Brentford dhe u zëvendësua në pjesën e parë. Liverpooli në atë ndeshje u mund 3:1.
Mbrojtësi holandez ka të ngjarë të humbasë ndeshjet e Premierligës kundër Brighton, Chelsea, Wolverhampton dhe Everton dhe performanca e tij në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit më 21 shkurt është e pasigurt.
“Është një goditje e rëndë. Diagnoza është serioze. Po flasim për javë, më shumë se një muaj, por shpresoj të shërohet shpejt. Ai kurrë nuk ka pasur probleme me muskujt e tij deri më tani”, tha Klopp.
Pas 17 ndeshjesh, Liverpool renditet në vendin e gjashtë në tabelën e Premierligës me 28 pikë. /G.D abcnews.al/