Haxhia: Do apelojmë vendimin e gjykatës për ndalimin e Tahirit

schedule13:08 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 13:08 - 12 Dhjetor, 2017

Avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka deklaruar se sot është njohur me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Duke folur për gazetarët, avokati Haxhia është shprehur se nuk ka asnjë provë të re që çoi në ndalimin e daljes jashtë Shqipërisë të Saimir Tahirit dhe bllokimin e pasaportës së tij.

“Sot në zyrë gjeta vendimin e gjykatëses për ndalimin e z.Tahiri jashtë vendit dhe bllokimin e pasaportës. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata duhej të iniciohej”, u shpreh Mask Haxhia.

Avokati bëri me dije se do ta apelojnë këtë vendim të gjykatës./abcnews.al