Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngadalësohet kreditimi i ekonomisë shqiptare gjatë muajit Nëntor

schedule16:28 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 16:28 - 29 Dhjetor, 2022

Ngadalësohet kreditimi i ekonomisë në vend. Rritja e normave të interesit por edhe inflacioni i lartë janë faktorët që kanë ndikuar direkt në ulje të nivelit të kreditimit. Bankat janë bërë më të kujdesshme në aprovimin e kredive ndërsa qytetarët dhe bizneset kanë pasur kërkesë më të ulët për shkak të shtimit të kostove nga rritja e çmimeve por edhe si pasojë e shtrenjtimit të kredive.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë rezulton se për herë të parë gjatë këtij viti niveli i kredive ka pësuar ulje. Rezulton se në muajin nëntor vlera totale e kredisë ka zbritur në vlerën 719.9 miliardë lekë, me një rënie prej 2.4 miliardë lekësh nëse e krahasojmë me tetorin.



Kryesisht ngadalësimi i kreditimit është ndikuar nga bizneset ndërsa për individët vlera mbetet pothuajse në të njëjtën vlerë. Por pavarësisht situatës së vështirë nëse bëjmë një krahasim të shifrave si 11 mujor ecuria e kreditimit mbetet pozitive. Përgjatë periudhës janar-nëntor 2022 janë dhënë 24 .6 mld lekë kredi më tepër se një vit më parë.

Për të stabilizuar nivelin e inflacionit BANKA E Shqipërisë është detyruar që ët rrisë 5 herë normën bazë të interesit duke e çuar atë në nivelin 2.75%. Kjo ka bërë që qytetarët dhe bizneset të paguajnë më shumë para për këstin e kredive gjatë muajve të fundit. Të dhënat tregojnë se norma mesatare e interesit për kreditë e bizneseve është rritur në 6.2% nga 5.5% që ishte më parë.

E njëjta tendencë është edhe për kreditë konsumatore ku interesi i tyre rezultoi 10.1%, nga 9.2%.

KREDIA PËR EKONOMINË
TETOR 722.3 MLD LEKË
NËNTOR 719.8 MLD LEKË

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!