Një i ri u prangos nga policia e Tiranës, i akuzuar për shpërndarje të drogave të forta, kryesisht të kokainës. Dyshohet se aktiviteti kriminal kryhej në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, efektivët e Komisariatit nr.2, gjetën 43 doza kokainë, te fshehura në pjesën e brendshme të kasetofonit të automjetit.
Policia bëri të ditur se ka sekuestruar si provë materiale edhe 6 telefona celularë që përdorte i prangosuri. Të riut iu sekuestrua edhe një shumë parash, kryesisht në valutë të huaj, 25 mijë 500 franga zviceriane, 600 euro, 49 mije 500 lekë dhe 100 dollarë.
Këto para u gjetën në kroskotin e makinës. Sipas policisë, ka nisur procedim në gjendje të lirë edhe për 32 vjeçarë, për veprën penale “moskallëzim krimi”./ABC News Albania 24/7