Ka përfunduar mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, ku fokusin kryesor e morën reformat në shërbimet financiare dhe marrëveshjet e pensioneve për shqiptarët jashtë vendit.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi propozimin për ndryshime në tre ligje që synojnë mbrojtjen më të mirë të konsumatorit dhe përafrimin e kuadrit ligjor për procesin e negociatave.
Ministri i Financave, Petrit Malaj: Kemi propozuar ndryshime në tre ligje që lidhen me shërbimet financiare. Këto ndryshime që ne kemi propozuar janë në kuadër të plotë të harmonizimit të kuadrit ligjor dhe që i shërbejnë negociatave. Do të kemi një mbrojtje më të mirë të konsumatorëve. Nxit konkurrencën dhe efikasitetin në treg. Këto ndryshime përmirësojnë sistemin financiar.
Ndërkaq, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri me dije se pas marrëveshjes me Italinë, qeveria po negocion edhe katër marrëveshje të reja pensionesh që do të nisen së shpejti për firmosje.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj: Ka qenë një problem i cili ndër vite është mbartur. Ne gjatë viteve kemi ratifikuar marrëveshjen me Italinë, pasi numri i shqiptarëve është shumë i lartë. Janë katër marrëveshje të tjera që duhen negociuar për pensionet, shumë shpejt ne do i sjellim në Këshillin e Ministrave për t’i firmosur.



