Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjigandi “i verdhë” Pogacar/ Çiklisti nga Sllovenia forcon kryesimin në klasiken “Tour”

schedule12:43 - 15 Korrik, 2026

schedule 12:43 - 15 Korrik, 2026

Rekordi i madh duket shumë më pranë.

Një tjetër yll i çiklizmit do t’i bashkohet për pak ditë Panteonit të këtij sporti, me suksesin e pestë në Turin e Francës.

Tadej Pogaçar dëshiron ta bëjë këtë si legjendari Edi Merks, dhe gjithnjë e më shumë po I përngjan “kanibalit” belg të paktën në klasiken franceze, ndonëse nuk mund ta prekë kur vjen puna tek Xhiro e Italisë dhe Vuelta e Spanjës.



Kampioni në fuqi në “Grandë Buklë” arriti fitoren e etapës së tretë në këtë edicion, në segmentin e 10-të të pedaluar në Masivin Qendror.

Ishte pikërisht festa kombëtare e Francës dhe çiklisti nga Sllovenia sulmoi sërish kur kishin mbetur edhe 15 deri në përfundim.

Ishte një hakmarrje nga rivalit kryesor, Jonas Vingegard, I cili e mundi Pogaçarin në një sprint dysh në 2024.

Jo vetëm kaq, por danezi mbeti edhe prapa rivalëve të tjerë si Evenëpël dhe francezit Seias, duke humbur 44 sekonda.

Tashmë, epërsia e kampionit në fuqi është 3’36” ndaj vendit të dytë që mbahet pikërisht nga Vingegard.

Tashmë, Pogaçar ka 24 etapa të fituara në Tur, 10 më pak se Merks, kur mbeten edhe 11 ditë garë deri në sfilatën festive në Shamps Elize të Parisit.

Duket se gjithçka ka përfunduar, dhe Fanela e Verdhë e ka gjetur të zotin, edhe pse do të ketë edhe 5 etapa malore në Aplet e Europës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!