Temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë ftohje, veçanërisht në ata me imunitet të dobët. Gjithashtu, për këtu kontribuon edhe ngrënia e tepërt dhe konsumimi i alkoolit gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Mjeku Roger Henderson ndau pesë këshilla të dobishme se si të parandaloni ftohjet.
“Fakti është se gjatë festave dhe në këtë periudhë të vitit, njerëzit kanë më shumë gjasa të jenë në kontakt të ngushtë brenda, sesa jashtë, shpesh në dhoma me ajër të kondicionuar, kështu që ata janë më të ekspozuar ndaj ftohjes dhe ‘nuhatjes’ nga miqtë dhe kolegët e punës”, tha doktori.
1. Kufizoni përdorimin e alkoolit
Alkooli i tepërt mund të çojë në mangësi vitaminash, të cilat mund të ndikojnë më tej në sistemin tuaj imunitar dhe aftësinë për të luftuar infeksionet.
2. Bëni mjaftueshëm gjumë
Gjumi është mënyra natyrale e trupit për t’i rimbushur me energji. Pra, nëse filloni të ndiheni të dobët, ndihmoni trupin tuaj të rikuperohet duke fjetur më shumë.
3. Higjiena
Ftohja përhapet shpesh në duart tuaja dhe më pas hyn në trupin tuaj përmes syve, hundës ose gojës. Pra, zvogëloni rrezikun e ftohjes duke larë duart rregullisht. Për të hequr qafe mikrobet, pastroni duart fuqishëm me sapun dhe ujë të ngrohtë për të paktën 15 sekonda.
4. Lëvizni
Ushtrimi është mënyra e përsosur për të forcuar sistemin tuaj imunitar. Gjeni aktivitetin fizik ideal për ju në këtë mot dhe bëni një plan ushtrimesh.
5. Përdorni pika për hundë
Kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të hundës së bllokuar dhe thithja me çajra bimor është një zgjidhje tjetër e shkëlqyer. /abcnews.al