Konspiracionisti shqiptar: Në 2023 do të ndodhë një konflikt i armatosur botëror

schedule10:30 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 10:30 - 28 Dhjetor, 2022

Konspiracionisti, Arianit Sllamniku, ka deklaruar më 2023 do të vijë fundit i botës. Në një lidhje me Skype për “Abc e Mëngjesit”, ai është shprehur se viti i ri do të jetë i ndryshimeve të mëdha dhe do të ndodhë një konflikt i armatosur botëror.

Sipas Sllamniku, në Amerikë do të ketë një luftë civile pasi nuk ka qetësi mes republikanëve dhe demokratëve.

“Në fakt për fundit e botës nuk kemi pse diskutojmë sepse sipas shkencës fetare parashikohen edhe fazat e ndryshme që do të ndodhin me botën. Prandaj për fundit e botës, ne nuk e kemi çfarë e vrasim mendjen sepse është fakt që do të ndodhi. Se diçka që është krijuar dhe do të marr fund.

Sipas eskatologjisë islame, gjithçka është duke u përgatitur dalja e Mesias, të cilin e presin si një profet të tyre që do të çlirojë Izraelin. Sipas referencave, këto shenja vetëm janë afruar. Unë po preferoj të them që viti 2023 ka për të qenë viti i ndryshimeve të mëdha në nivel global, po pritet një konflikt i armatosur. Janë shtresa të ndryshme të shteteve që janë duke u rreshtuar. Po e shohim në Amerikë se çfarë po ndodh, atje po pritet në 2023 lufta civile, pasi nuk ka qetësi mes republikanëve dhe demokratëve. Dje kanë votuar edhe një faturë ndihmë prej 7 milionë dollarëve për Ukrainës”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!