Ettienne Tare është djali i futbollistit të njohur shqiptar, Ilgi Tares. Ai ka vendosur të ndjekë rrugët e të atit dhe është bërë pjesë e ekipit të Rapidit.
Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit”, Ettienne ka rrëfyer gjithçka nga marrëdhënia me babain, loja me skudrën e Lazios për disa vite dhe deri te rutina e përditshme.
“Unë jam më sensibël se babi. Ai është më i fortë, ndërsa unë jam më i ndjeshëm. Kam më shumë emocione. Nuk jetuar këtu, por ngadalë ngadalë me ndihmën e babit e mësova se mami është gjermane. Unë di 5 gjuhë, por shqipja ka qenë më e vështira.
Në Lazio kam qenë më në komfortzone, tani që dola është një eksperiencë tjetër për mua. Është një eksperiencë e vështirë sepse u largova nga shtëpia dhe duhet të forcoja karakterin. Ka qenë zgjedhja ime pa u ndikuar nga babi. Tani jam gati 100%.
Futbolli ka qenë gjiithmonë prezent në shtëpinë time dhe kur kam qenë i vogël, babi më tha që do të bëhesh futbollist dhe për mua nuk ishte problem.
Në mëngjes zgjohem gjithmonë në orën 7 dhe bëj 2 orë palestër me trajnerin tim personal. Pastaj bëj dush dhe bëj stërvitje me ekipin dhe fle gjumë shumë shpejt se jam i lodhur. Në fillim e kisha shumë të vështirë, por tani jam mësuar. Babin e kam pasur gjithmonë pro, ndërsa mami nuk e ka pasur shumë qejf. Babi më ndihmon shumë për disa gjëra, por më kritikon edhe shumë. Babi më thotë gjithmonë tani je shoku im më i ngushtë. Nuk e kemi raportin si prind”, tregoi ai./abcnews.al