Tensionet në veri të Kosovës, Gashi: Situata mund të zhbllokohet nga 10-15 Janari

schedule08:13 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 08:13 - 28 Dhjetor, 2022

Ish-zëvendësministri për komunitete dhe kthim, Milazim Gashi është shprehur se situata në veri të Kosovës mund të zhbllokohet nga data 10 deri më 15 Janar. Në një intervistë për Klan Kosova, ai e ndërlidhi këtë datë me me përfundimin e festave si dhe me afatin për lirimin e ish-policit serb nga autoritetet e Kosovës.

“Një informacion që unë e kam është se KFOR-i merr kohë deri sa të analizojë situatën. Unë po mendoj se pas përfundimit të festave që i kanë deri më 7 janar edhe po afrohet edhe afati 30 ditor i ish-policit që të lirohet nga paraburgimi – unë e shoh se më 10-15 janar të zhbllokohet situata në veri”.

Një ditë më parë, një barrikadë e re prej tre kamionësh u vendos në veri të Mitrovicës. Kjo është barrikada e parë e vendosur në qytet, ndërsa e 12-ta prej datës 10 dhjetor kur bandat kriminale serbe vendosën barrikadat e para. Pengesa e re pamundëson lëvizjen e lirë në qytet ndërsa deri më tani ishin të bllokuara rrugët magjistrale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!