Zonja e parë e SHBA-ve, Jill Biden, hezitoi shumë para se të pranonte propozimin për martesë të presidentit amerikan, i cili e kishte pyetur plot 5 herë.
E megjithatë Joe Biden, nga ana e tij, dëshmoi se këmbëngulja fiton.
Në një intervistë të dhënë nga çifti presidencial amerikan për aktoren e njohur Drew Barrymore, siç raporton CNN, Presidenti nuk ngurroi të pranonte se gruaja e tij e dytë, Jill, e mundoi mjaft, derisa ajo i tha atij “po”-në e shumëpritur.
Ai gjithashtu pranoi se sa e vështirë ishte të fillonte sërish lidhjen pas aksidentit me makinë që vrau gruan e tij të parë dhe foshnjën e tyre, Naomi, në vitin 1972.
Siç i tha Drew Barrymore-it, disa miq e i rregulluan një herë në një takim me Jill, me të cilën ai tha se kishte një “dashuri me shikim të parë”. Sapo e pa, pohoi ai, e dinte se ajo ishte gruaja me të cilën donte të martohej.
Ai gjithashtu tregoi se këtë ndjenjë e ka ndjerë vetëm dy herë në jetën e tij. Përveç kësaj, ai tha se iu desh shumë kohë dhe përpjekje për të bindur Jill-in të pranonte propozimin e pestë të martesës.
Në fakt, siç tha ai, i detyrohet një “faleminderit” të madh djemve të tij që bënë gjithçka për ta bindur të martohej me të. Jill, siç tha ajo, kishte dyshime për martesën sepse, “ajo duhej të sigurohej që ajo të zgjaste”.
“Ata kishin humbur nënën dhe motrën e tyre dhe doja të dija se si do të funksiononte sepse kishin humbur shumë”, tha ai.
Jill ka treguar në fakt se çdo vit me ardhjen e vitit të ri, përveç dhuratës që i bën i shoqi, i shkruan edhe një poezi. /abcnews.al