TIRANË – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zgjedhur të mos i përgjigjet pyetjes së gazetares së ABC, Esiona Konomi, kur u pyet se pse vjen kontrolli në banesën e Ervis Martinajt pas 5 muajsh që kur ai u shpall i zhdukur. Manja ka thënë se policia dhe prokuroria po heton lidhur me këtë ngjarje.
Ndërkohë ministri u pyet edhe pse nuk ka asnjë të arrestuar apo të shoqëruara, pavarësisht se në banesën e Ervis Martinajt u gjetën një arsenal i madh armës. Edhe kësaj pyetje Ulsi Manja nuk i është përgjigjur duke thënë se është Bledi Çuçi ministri përgjegjës për tu përgjigjur.
“Unë jam ministri i Drejtësisë. Me këtë çështje duhet të merren prokuroria e shtetit dhe policia. Ka një ministër edhe për policinë, që është kolegu im Bledi Çuçi.” tha Ulsi Manja.
/abcnews.al/