Krishtlindja ka qenë një festë shumë e veçantë për këngëtarin Shpat Kasapi. Jo vetëm se është një ditë e shenjtë, por sepse ai feston përvjetorin e fejesës. Dy vite më parë, Shpati i propozoi partneres, Selvije Jaos dhe ajo i tha “Po”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari e ka kujtuar këtë moment kaq të bukur dhe ka deklaruar se do deri në përjetësi.
“Dashuria ime,si sot 2 vite me pare i the PO propozimit tim,qe bashke te kalojme nje jete.
Sot jane bere 2 vite nga fejesa jone.
E une edhe 100 jete te kisha perseri do te te kerkoja ty, do ti kerkoja ato syte me te bukur ne bote qe cdo dite me shohin me dashuri.
Ti e di se sa te dua dhe sa vlere ke per mua e kjo dashuri eshte bere me e madhe tani qe e kemi Roelin tone.
Lus Zotin te te kem cdo here keshtu si ne foto, krahe meje e buzeqeshur pasi me ty ne krahe une kam gjithe te mirat e botes❤️
Te dua perjetesisht dashuri”, ka shkruar Shpati krahas fotos në të cilën shfaqen të dy te piano.
View this post on Instagram
Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Roel./abcnews.al