Christian Panucci, i cili luajti me skuadrën nga viti 1993 deri në vitin 1996, e konsideron këtë klub si më të mirën në karrierën e tij, pavarësisht se Panucci arriti të luante për Real Madridin, duke u bërë, çuditërisht, lojtari i parë nga Italia që luajti në kampionatin spanjoll.
“I kam qenë gjithmonë mirënjohës Milanit, edhe nëse dikush më kuptonte ndryshe kur u transferova te Interi. Ishte një zgjedhje profesionale, përveç kësaj, doja të kthehesha në Milano. Kjo nuk ndikon aspak në dashurinë time për Milanin, do t’i jem gjithmonë mirënjohës klubit për gjithçka që më ka dhënë”, tha ai për pianetamilan.it. /G.D abcnews.al/