Një incident i çuditshëm ka ndodhur gjatë një operacioni në një spital në Worcerstershire, Britani.
Pincat metalike që u përdoren gjatë operacionit u harruan brenda plagës së një pacienti.
Gabimi ndodhi gjatë një operacioni shtatë-orësh të barkut në spitalin Alexandra më 23 nëntor.
Pacienti e kaloi natën në kujdesin intensiv ndërsa objekti 15 cm iu la në bark për 1 ditë.
Stafi i spitalit ka kërkuar falje dhe tha se do të fillojë një hetim.
Instrumenti ishte një kapëse arteriale që i ngjante një palë gërshërëve të madhe.
Në rrethana normale, të gjitha instrumentet duhet të numërohen dhe kontrollohen dy herë përpara se pacienti të mbyllet. Ekziston gjithashtu një proces i “daljes” në fund të një operacioni për të konfirmuar se ato janë llogaritur të gjitha.
Një burim pretendoi se një incident i tillë nuk kishte ndodhur në spital për të paktën 15 vjet.
Pas operacionit, pajisja u zbulua se mungonte dhe u konfirmua se ishte brenda pacientit, me rreze x, ndërsa ai ishte ende nën anestezi, shkruan BBC.
Kur nuk ishte e mundur të hiqeshin pincat, pacienti u transferua në terapi intensive gjatë natës.
Një operacion i mëtejshëm u krye të nesërmen për të hequr pincat dhe pacienti u kthye në terapi intensive në gjendje të qëndrueshme. /abcnews.al