TIRANË – Thumana në bashkinë e Krujës është transformuar tërësisht në një qytezë të rindërtuar me standardet më të mira, me banesa kolektive dhe pallate të reja dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme komunitare falë programit të Rindërtimit.
Mbi rrënojat e tërmetit krahas shtëpive të rindërtuara, ka hedhur shtat edhe Qendra e Re Komunitare me hapësira për bibliotekën, aktivitetet kulturore e artistike, trajnimet profesionale, shërbimet publike, shëndetësore e postare.
Kryeministri Edi Rama solli pamje në rrjetet sociale nga kjo qendër.
Atrium Center Thumana do të jetë pol zhvillimi edhe për zonën.