Will Smith zhgënjehet nga filmi i tij i fundit, të ardhurat janë të pakta pasi goditi me shuplakë Chris Rock

schedule19:01 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 19:01 - 22 Dhjetor, 2022

Shuplaka që Will Smith i dha Chris Rock -ut në ceremoninë e Oskarit të vitit të kaluar, duket se do t’i kushtojë karrierën. Edhe pse aktori priste që filmi i tij i ri “Emancipimi” ta ndihmonte të rimëkëmbej  në industrinë e filmit dhe dalëngadalë të kthehej në qendër të vëmendjes, duket se po ndodh pikërisht e kundërta.

Shakaja e Rock-it për gruan e Smith, Jada Pinkett, e cila vuan nga alopecia areata, në skenën e Oscars e shtyu yllin e Hollivudit të ngrihej nga vendi dhe të godiste me shuplakë humoristin para publikut.

Një vit më vonë, ai ende po përballet me pasojat e veprimeve të tij. Edhe pse ai e konsideron filmin e tij të ri një “kryevepër” të vërtetë, audienca dhe kritika duket se nuk ndajnë të njëjtin mendim.

Sipas Radar Online, fitimet e filmit në arkat botërore janë zhgënjyese. Prodhimi ka kushtuar 120 milionë dollarë dhe deri më tani arkëtimet arrijnë në 3 mijë dollarë. Sigurisht që nuk ka asnjë mundësi që filmi të jetë i nominuar për Golden Globes.

I njëjti botim thotë se Will Smith është vërtet i zhgënjyer dhe i trishtuar kur sheh se çfarë ka arritur po i shembet.

Një burim i afërt me aktorin tha për Radar Online : “Will e di se rruga drejt rimëkëmbjes është e gjatë dhe shumë njerëz nuk do ta falin atë. Por kjo është ajo që e bën atë të dëshirojë të kthehet”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!