Kërkoi njohje të kohës së paraburgimit, shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit

schedule11:38 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 11:38 - 22 Dhjetor, 2022

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për përfshirje në trafikun e drogës. Seanca është shtyrë pasi gjyqtari Elton Frashëri ka kërkuar kohë të njihet me dosjen pasi u zëvendësua me Elis Dinen.

Seanca e radhës do të mbahet me 17 Janar. Tahiri dërgoi 2 muaj më parë një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit. Më 4 shkurt të këtij viti, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!