Lideri i VMRO-DPMNE-së në Maqedoninë e Veriut, akuzoi ministrinë e brendshme në vend se po e përgjonte dhe ishte në ndjekje nga struktura të kësaj Ministrie. Ai theksoi se skenari i ardhshëm mund të jetë arrestimi i tij. Por deklaratat e tij janë përgënjeshtruar nga Ministria e Brendshme në vend.
VMRO-DPMNE është e gatshme të shkojë në zgjedhje në çdo kohë, por ata që i ikin përballjes janë pikërisht funksionarët në pushtet, të cilët kanë frikë se duhet të përgjigjen për krimin dhe korrupsionin, ndërsa duke ikur nga pasojat janë të gatshëm tu kundërvihen të gjithë atyre që nuk mendojnë si ata.
Kështu ka deklaruar, në një intervistë për median maqedonase, kreu i opozitës Hristijan Mickoski duke shtuar se, në periudhën e ardhshme pret një skenar të arrestimit të tij, pasi siç ka potencuar, po ndiqet nga struktura të MPB-së.
“Jam i vetëdijshëm se mund të vijë edhe deri te ajo, kam biseduar me familjarë të mi, se nga Zoran Zaev dhe nga ata rreth tij mund të pritet gjithçka, mund të pritet edhe që të vinë të më arrestojnë. Kjo le të jetë apel për ata persona që rrotullohen rreth meje, një njësi speciale e Ministrisë së Punëve të brendshme, me arsyetimin se janë këtu që të mbikëqyrin oborrin e shkollës, që është në afërsi të shtëpisë sime. Unë jam i gatshëm dhe nuk asnjë dilemë se e di cili është qëllimi i kësaj qeverie despotike”, tha Mickoski.
Këto supozime janë përgënjeshtruar nga MPB-ja duke shtuar se lideri i VMRO-DPMNE-së, me kërkesë të tij, nga viti i kaluar, ka sigurim nga ana e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme. /ABC News Albania 24/7