Kapet 950 kg kokainë në një avion, 5 të plagosur me armë zjarri gjatë operacionit policor

schedule09:09 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 09:09 - 22 Dhjetor, 2022

Një sasi prej 950 kg kokainë janë kapur në një avion të vogël në Guatemala. Operacioni është zhvilluar në pjesën jugore të vendit dhe avioni me ngarkesën e madhe të drogës u lokalizua përmes përgjimeve nga autoritetet. Avioni ishte ulur në një pistë të paligjshmë pranë një plazhi rreth 150 km në Tiquisate.

Në operacion morën pjesë dhe ushtarët e Guatemalës, pesë prej të cilëve u plagosën pas një konflikti me persona të paidentifikuar. Autoritetet vlerësojnë se ngarkesa e sekuestruar ishte 950 kilogramë kokainë, tha zyra e prokurorit në Twitter. Në vend u konfiskuan tre varka, pesë pushkë dhe municione.

/abcnews.al