Banda e drogës në Peru kapet mat nga “babagyshët” e policisë

schedule14:30 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 14:30 - 21 Dhjetor, 2022

Një bandë droge në Peru mori një surprizë të keqe kur babagjyshi dhe elfët e tij thyen derën për t’i arrestuar. Policia e veshur si Babagjyshi goditi me çekiç derën për të arrestuar bandën e drogës.

Agjentët kishin veshur kostume festive me një oficer të veshur si Babagjyshi, së bashku me disa elfë. Operacioni i pazakontë, por i suksesshëm i drogës ndodhi të shtunën, dhe agjentët që sulmuan ndërtesën në Surquillo, Lima.

“Në ditët e Krishtlindjeve, një Babagjysh në rrugë nuk tërheq shumë vëmendje dhe ne e përdorëm këtë në avantazhin tonë për këtë operacion,” tha zyrtari i policisë David Villanueva.

Të dyshuarit, tre burra dhe një grua, fillimisht menduan se ishte një shaka, tha Villanueva, por më vonë kuptuan se gjithçka po ndodhte me të vërtetë.

/abcnews.al