Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka ndarë mendimin e tij për finalen e fundit të Kupës së Botës mes kombëtareve të Argjentinës dhe Francës.
“Jam shumë i lumtur për mikun tim Lionel Messi, si futbollisti më i mirë në histori, ai e meritonte të fitonte Kupën e Botës. Kjo finale është një nga më të mirat e të gjitha kohërave. Të dyja skuadrat e meritojnë të jenë kampionë. Jules Kunde dhe Ousmane Dembele patën një turne të mirë, edhe ata e merituan të fitonin”, tha Xavi për mediat spanjolle.
Kombëtarja e Argjentinës fitoi Kupën e Botës për herë të tretë dhe Lionel Messi u bë fitues i Kupës së Botës për herë të parë në karrierën e tij. /G.D abcnews.al/