Ish-sulmuesi italian dhe fituesi i Kupës së Botës, me Italinë në vitin 2006 ka komentuar ditën e sotme, përballjen mes Lionel Messit dhe Kylian Mbappe, në finalen e madhe të “Katar 2022”.
Gjatë fjalës së tij, Totti tha se Leo është më i miri në Botë, por sërish është disa hapa poshtë legjendës Maradona.
“Nuk mund të zgjedh mes Messit dhe Mbappes. Unë do të zgjidhja të dyja nëse është e mundur. Ata janë të dy alienë, por duhet një ekip për të fituar Kupën e Botës.
Leo është më i miri në botë, por është disa hapa më poshtë nga Maradona . Diego është unik. Për mua ai është mishërimi i futbollit”,- tha ish-kapiteni i Romës. /i.m /abcnews.al