Janë hapur të gjitha dyqanet, pikat e karburantit dhe farmacitë të cilat qëndronin të mbyllura për më shumë se 48 orë në komunat veriore të Kosovës. Kryeministri Haradinaj tha se në veri po rikthehet normaliteti.
Me vendim të shoqatës së afaristëve serb, pas dy ditësh proteste në katër komunat veriore të Kosovës janë hapur të gjitha dyqanet ushqimore, furrat e barnatoret. Kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj tha se në veri të vendit po kthehet normalitetit pas inskenimit të krizës humanitare atje.
Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës: Sa i përket veriut nuk ka fituar askush është me rëndësi që atje po kthehet normaliteti, në kohën kur atje është gjendja siç është ne po i dëgjojmë edhe do debate të vogla të partive opozitare.
Pas takimit me kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Haradinaj ka komentuar edhe zgjedhjen e institucioneve të Bashkimit Evropian me të cilët shpreson të ketë bashkëpunim.
Ramush Haradinaj: Është inkurajues që kryetarja e qeverisë e BE-së do jetë një bashkëpunëtore e afërt e Merkelit dhe mendoj që është një inkurajim i madh për Kosovën.
Por kryeministri nuk ka dashur të flasë lidhur me atë se a do të kthehet dialogu aty ku ka qenë, pra në institucionet e BE-së, duke thënë se është herët të flitet për këtë çështje dhe nuk ka nevojë për panik nga askush./ABC News Albania 24/7