Asllan Lika, “Xhepeto” i Krujës, mjeshtri krutan që i jep jetë drurit

schedule21:53 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 21:53 - 17 Dhjetor, 2022

Punishtja është gjithë jeta e tij. Asllan Lika prej gjysmë shekulli punon në pazarin e Krujës duke i dhënë jetë drurit.

67 vjeç e gjetëm duke punuar me këtë portret, një porosi të cilën ia kanë dhënë disa të rinj nga Kosova për gjyshin e tyre.

“Do përqendrim të bësh portretin. Është puna më ë vështirë. Për një milimetër del portret tjetër. Pak a shumë kjo është ideja e kësaj. Kjo do të zmadhohet, vetëm me dalta. Fillimisht zmadhohet.”

Lexo edhe: Qëndistarja e Gjirokastrës, punimet me grep, nga pajat te suveniret

Asllani na rrëfen se dëshirën për të punuar e ka si në ditën e parë, kur e nisi këtë zanat.

“Kemi punuar të gjithë si familje. Unë ka punuar që fëmijë. Kush ma kërkuar jam mësuar t’ia jap kujtdo. Nuk mund t’ia japësh kujtdo.”

Mjeshtëria e tij nuk njihet vetëm në Krujë, por në të gjithë vendin.

“Kam çuar në Itali, në Greqi. Në Kosovë kam punuar shumë. Krejt të veçanta i kam pas. Adem Jasharin e kam bërë dhuratë. Kam cuar disa shqiponja. Portrete atë me Shqiponjës. Kamë bërë një tavolinë. Jam munduar të jem universal. Kam arrit të bëj deri te pushka.”

Gdhend drurin dhe krijon objekte të veçanta. Ai vetë veçon disa prej tyre.

“Kam bërë portretin e Skënderbeut. Kanë dash përkushtim. Kam bërë autoktonsit. Kam bërë një tjetër prapë. Adem Jashari, Skënderbeu etj.”

Një nga kërkesat që ka marrë gjatë punës së tij, ka qenë edhe një karrige për një zyrtar të parlamentit të Shqipërisë. Për ta bërë atë i janë dashur dy muaj kohë.

Lexo edhe: “Hajde gazeta!” prej çerek shekulli në Lezhë, 25 vite në “profesionin” në zhdukje

“Ka porosi se di për kë. Ka qenë një i presidencës. Është marrë si model nga muzeu i Skëndërbeut. Nuk e di ku ka shkuar.”

Me kalimin e viteve, Asllani tregon se kërkesat për punime dekorative, tradicionale po preferohen gjithnjë e më shumë në vendin tonë. një pjesë i kërkojnë për të zbuluar shtëpitë, e të tjerë lokale./Abcnews.al/