Marsi u trondit nga tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë, pasi zgjati 10 orë të tëra. Megjithatë, epiqendra e tërmetit nuk mund të zbulohej.
“Energjia e çliruar nga ky tërmet i vetëm është e barabartë me energjinë totale të të gjithë tërmeteve të tjerë që kemi regjistruar deri më tani”, tha John Clinton, një sizmolog në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë në Zvicër.
InSight i NASA-s regjistroi një magnitudë 4.7, ndërsa rekordi i mëparshëm ishte nga gushti 2021 me 4.2. Numri mund të mos tingëllojë i madh nga të dhënat e Tokës ku më i forti i regjistruar ishte 9.5 në shkallën Rihter, por mos harroni se po flasim për një planet që menduam se ishte sizmikisht joaktiv derisa InSight filloi ta regjistronte atë në vitin 2019.
Marsi nuk ka pllaka tektonike, as nuk ka një fushë të vetme magnetike globale, e cila merret si një shenjë se brendësia e planetit nuk është veçanërisht aktive. Por të dhënat e InSight zbuluan se tërmetet ekzistojnë, duke treguar aktivitet vullkanik.
Duke analizuar valët sizmike, shkencëtarët përpiqen të kuptojnë strukturën e nëntokës së Marsit, duke identifikuar shkëmbinjtë sedimentarë dhe aktivitetin e mundshëm vullkanik brenda kores së tij. Fakti që epiqendra e tërmetit të ri nuk mund të gjendet sugjeron se ai mund të lidhet me diçka të fshehur nën kore.
Gjithashtu, fakti që ky tërmet i veçantë kombinonte frekuenca të larta dhe të ulëta i ka shqetësuar shkencëtarët, pasi tërmetet në Mars zakonisht i përkasin njërës ose tjetrës kategori.
/abcnews.al

