Një qytetar 27-vjeç me inicialet E.N nga Mamurras është arrestuar nga policia pasi dyshohet se po përndiqte një vajzë të mitur.
E.N është dënuar më parë për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.
Gjykata e Krujës ka caktuar për të masën e sigurisë ‘‘arrest me burg’’ ku mbi të bie akuza ‘‘përndjekja’’.
Njoftimi i policisë: E. N. (Ll). 27 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 22.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur;
/abcnews.al