Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Përfitoi nga kaosi pas vetëvrasjes së një polici, shqiptari arratiset nga Gjykata në Spanjë

schedule10:55 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 10:55 - 16 Dhjetor, 2022

Konfuzioni i krijuar nga vetëvrasja e një polici në Pallatin e Drejtësisë në Castello të Spanjës është shfrytëzuar nga një 46-vjeçar shqiptar për t’ia mbathur nga agjentët.

Shtetasi P.E me banim në komunën Castellón të Orpesa, kishte shkuar në selinë gjyqësore në kryeqytetin e La Plana për të nënshkruar për një proces që figuron në procesverbalin e tij dhe, kur zyrtari në detyrë i kërkoi mjetin e identifikimit zbuloi se kishte një urdhër kërkimi dhe  dhe paraqitjeje nga një gjykatë tjetër.

Pikërisht në atë moment u dëgjuan të shtënat fatale nga agjenti që vrau veten. Duke përfituar nga çoroditja e momentit, shqiptari duke qenë i vetëdijshëm se do ta arrestonin, ka arritur t’ia mbathë.



Kur u kthye normaliteti në seli, agjentët verifikuan se ai ishte arratisur dhe nisën operacionin për gjetjen e vendndodhjes së tij./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!