2 ditë pas zgjedhjeve vendore, Presidenti Meta sfidon sërish Kryeministrin, duke propozuar që më 13 Tetor në vend të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, për të kapërcyer krizën politike në vend. Meta ironizoi zgjedhjet e 30 Qershorit duke i quajtur votime socialiste dhe shigjetoi edhe reagimet ndërkombëtare, duke nënvizuar se për Ilir Metën demokracia është e panegociueshme, me asnjë ambasadë, asnjë shtete, edhe më gjithë botën.
Këto deklarata të bëra sot i nga kreu i shtetit i ka komentuar në studion e ABC News Deputei i PS-së Alket Hyseni, i cili u shpreh se ai nuk e njeh Metën si Presidnet dhe sipas tij ai po ofendon stemën e Republikës së Shqipërisë.
“Sa për zgjedhjet e përgjithshme ata që njeh Kushtetuta sepse për këto shashkat e tjera për zgjedhje presidenciale, ai zotëria është zgjedhur nga Parlamenti dhe sot e ka humbur mbështetjen e Parlamentit, duhet të kishte dhënë dorëheqjen qoftë politikisht qoftë moralisht, qoftë edhe nga pikëpamja juridike nuk mund të jetë më President. Por çështjen e moralit të tij politik e zgjidh vetë ai, pjesë juridike do ta zgjidhim ne për pak ditë nga Parlamenti dhe punë javësh do të jetë edhe nga Gjykata Kushtetuese. Sa i takon propozimit të tij ne nuk e marrim për bazë fare. Unë personalisht dhe nuk shpreh këtu opinion e PS-së unë nuk do i referohem asgjëje që thotë Presidenti i Republikës, i cili edhe pse po rri në atë karrige ai po ofendon stemën e Republikës së Shqipërisë me këtë që po thotë. Do të punoj fort që një orë e më parë të mos jetë më në atë karrige, jo se më cenon gjë mua personalisht, por ai po cenon imazhin e Republikës së Shqipërisë”./abcnews.al