Forcat ukrainase avancojnë, separatistët në Donetsk: Ky është sulmi më i madh që nga viti 2014

schedule11:55 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 11:55 - 15 Dhjetor, 2022

Forcat ukrainase kanë sulmuar në orët e para të mëngjesit forcar ruse në Donetsk,  në lindje të Ukrainës, qytet ky që kontrollohet nga rusët. Separatistët pro-rusë e kanë cilësuar si sulmin më të madh në vitet e fundit, shkruan CNN.

“Në mëngjes rreth orës 7, Donetsk është përballur me sulmin më të madh që nga viti 2014”, tha në një mesazh në Telegram Aleksei Kulemzin, kryetari i Donetsk.

Ky sulm nxjerr në pah se ukrainasit nuk e kanë ndërmend të ndalen derisa të çlirojnë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës. Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po vazhdon të bëjë thirrje për dërgimin e armëve modern.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!