Një avion me një motor është rrëzuar në det, në zonën e malit Kakos në Kretë. Në avion kanë qenë dy pasagjerë, një prej të cilëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Bëhet fjalë për një 68-vjeçar nga Afrika e Jugut, i cili dha frymën e fundit megjithë përpjekjet e bëra nga personat e rojes bregdetare për ta shpëtuar. Ndërkohë, personi tjetër që ishte në bord, 26-vjeçari nga Indonezia është dërguar në spital.
Avioni i vogël që u ngrit nga aeroporti i Heraklion, me destinacion Egjiptin, lëshoi një sinjal për ndihmë në orën 9:55 të mëngjesit. Autoritetet lokale u mobilizuan menjëherë dhe në vendngjarje shkuan një patrullë e Rojës Bregdetare dhe varkat aty pranë për të ndihmuar dy pasagjerët, të cilët u nxorrën nga deti.
Avioni që u rrëzua ishte i një kompanie indoneziane, kishte ardhur nga Podgorica e Malit të Zi dhe ndalesa e tij e radhës do të ishte Urganda e Egjiptit. Së bashku me avionin me një motor që ra, u ngrit edhe një avion tjetër i ngjashëm, me të cilin bënë udhëtimin së bashku. I dyti u kthye i sigurt në aeroportin e Heraklionit. /abcnews.al