Maroku ishte surpriza e këtij Botërori, duke eliminuar ekipe pretendente për të ngritur Kupën e Botër, siç ishte Portugalia.
Udhëtimi i afrikanëve përfundoi dje në gjysmëfinale, pasi u eliminuan nga Franca me rezultatin 2-0.
Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ndodhej në stadium, vizitoi dhomën e zhveshjes së marokenëve për t’i uruar për paraqitjen e tyre dhe i dha merita të veçanta Sofian Amrabad.
“Ti je mesfushori më i mirë i turneut”, mësohet t’i ketë thënë ai mesfushorit të Fiorentinës. /abcnews.al