Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I mituri aksidenton për vdekje 73 vjeçarin në aksin Elbasan-Peqin

schedule20:52 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 20:52 - 13 Dhjetor, 2022

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Një 17 vjeçar që drejtonte një Benz pa patentë ka përplasur për vdekje një 73 vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.

“Më datë 13.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi J. Gj., 17 vjeç, banues në fshatin Pajovë, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar, biçiklistin, shtetasin B. K., 73 vjeç, banues në fshatin Çengelaj,Peqin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, njofton policia. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!