Aeroporti “Nënë Tereza”: Anulohen 10 fluturime për shkak të kushteve të motit

schedule20:39 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 20:39 - 13 Dhjetor, 2022

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka njoftuar anulimin e 10 fluturimeve për shkak të kushteve atmosferike të motit në vende të ndryshme të Evropës.

Në faqen zyrtare të Aeroportit bëhet me dije se  gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air kanë kryer ulje në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës që ka përfshirë vendin tonë. Që nga Aeroporti i Shkupit, pasagjerët do të transportohen për në Tiranë. Ndërkohë disa prej pasagjerëve u është ofruar mundësia e rimbursimit.

Njoftimi i plotë:

Tirana International Airport informon se 10 fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të këqija të motit.

Sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjereve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar I Shkupit drejt Tiranës.

Disa pasagjerë iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse.

Gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër.

Moti i keq ka afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si Pegasus dhe Air Albania, Lufthansa.

Nesër, të mërkurën, më datë 14 dhjetor 2022, pritet që situata të normalizohet.

Për më tepër vizitoni faqen zyrtare të TIA-, në kohë reale, për fluturimet dhe lidhuni me kompaninë ajrore për detaje të mëtejshme.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

/Abcnews.al/