Policia e Krujës ka arritur të kapë një 43-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim që prej 21 Qershorit. Sipas njoftimit të uniformave blu, kapja e G.Gj. u bë pasi për motive të dobëta tentoi të vriste bashkëshorten e tij duke e goditur disa herë me thikë.
“Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda Tiranë në ngarkim të shtetasit G.Gj., për veprat penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 79/c-22 dhe 279 të Kodit Penal”, përfundon njoftimi i policisë./abcnews.al