“Na duan të heshtur…por jo”,  Kim: SHBA, mik i Shqipërisë. Të marrë fund koha e pagesave më të mëdha dhe kërcënimeve më të rënda

schedule10:30 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 10:30 - 13 Dhjetor, 2022

TIRANË – Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ishte e pranishmë sot në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku ka mbajtur edhe një fjalim të mbushur me mesazhe për, politikën, gjyqësorin dhe qytetarët shqiptarë.

Kim tha se në këto tre vite në Shqipëri ka mësuar shumë duke theksuar se ka parë rezultatet në Reformën në Drejtësi të aplikuar prej vitesh me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Ambasadores amerikane, çelësi i suksesit në këtë proces që është nisur, është që të mbetemi të angazhuar në mënyrë serioze për Reformën në Drejtësi.

“Është një proces. Çelësi është që mbetemi të angazhuar ndaj synimit në mënyrë serioze. Se SHBA nuk do tërhiqet nuk do të ndalojë. Që ju të keni sukses, që ju të mund ta dilni mbanë. Do jem edhe për pak më gjatë, se kam tre vite në Shqipëri. Por kam mësuar që ka një sfidë të madhe këtu, që nuk ndodh se Shqipëria është unike e keqe apo e korruptuar, jo. Por ka histori këtu dhe duhet respekt dhe empati për historinë e këtij vendi për provojnë dhe sfidat që ky vend përballë.”tha Yuri Kim.

 

Duke theksuar problematikat në sistemin gjyqësor apo në emërimet në krye të disa institucioneve të vendit, ku ka ndikime politike dhe më gjerë, Yuri Kim, theksoi se kjo gjë duhet të marrë fund. E bindur se reformat janë një sfidë e madhe për Shqipërinë, Yuri Kim bëri thirrje që të përparohet në mënyrë që Shqipëria të mos bëjë hapa pas.

“Është një vend i vogël, të gjithë njohin të gjithë. Vendim për atë që kush do të jetë në këtë pozicion apo kreu i atij institucioni apo tjetri, janë të lidhura por ka ardhur koha që Shqipëria është gati për fazën tjetër. Të mos vazhdojmë kështu. Prej 2009 është vend i NATO. BE ka filluar negociata, jeni ulur ngjitur me ne, fjalë për fjalë ngjitur me SHBA. Në Këshillin e sigurimit të OKB. Ju respektoheni për çështjet Globale. Ka çështje strategjike për tu bërë të vërteta, energjia, siguria, investime amerikane, bizneset. Duhet të ketë më shumë dhe drejtësi. Biznesmenët duhet të dinë se kur vijnë këtu, dhe kur të shkojnë në gjykatë të kenë besim tek ligji dhe jo tek ai që ka paguar më shumë. Apo kush ka bërë kërcënimin më të rëndë. Kemi bërë përparim, kemi pasur ushtarakë amerikan këtu.” tha Yuri Kim.

Sipas Ambasadores, shumëkush në Shqipëria ka dashur që SHBA të mbetet e heshtur në shumë çështje, por sipas saj kjo nuk do të ndodhë, pasi SHBA është mik i Shqipërisë.

“Shqipëria si pjesa e tjetër e Europës, si pjesë e Europës. Ndaj vazhdojmë të investojmë në Reformën e Drejtësisë, ndonjëherë është e pakëndshme. Do kishit dashur ndonjëherë të ishim të heshtur, por ne jemi miqtë tuaj. Duam që të jeni partenerët tanë, të aftë, të fortë dhe të pasur. Të tjerët të thonë që ia dolët mbanë. Është momenti ky, nuk është koha për t’u çlodhur dhe për të thënë mjaft. Jo! Tani është koha të shtyjmë përpara. Le të përveshim mëngët dhe të ulim çështjet e prapambetura. Gjyqtarët të jenë në pozicionet  e tyre. Të sigurohemi që vendimit të na çojnë drejt të ardhmes dhe të mos ngecim, apo të shkojmë pas. Duhet të bëjmë përpara. Kjo është koha për të vazhduar përpara.”

“Le ta çojmë në një nivel tjetër këtë punë që kemi nisur. Le të mendojmë se ku duam të shkojmë në 2023”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!