Mesfushori i Argjentinës dhe Benfica-s së Lisbonës, Enzo Fernandez, mund të vazhdojë karrierën e tij në Premier Ligën angleze. Sipas ESPN, Liverpool është i interesuar për nënshkrimin e 21-vjeçarit.
Anglezët janë gati të paguajë 120 milionë paund për Fernandez. Është kjo klauzolë që shkruhet në marrëveshjen e punës së lojtarit me Benfikën.
Një tjetër pretendent për mesfushorin e Amerikës së Jugut është Real Madrid.
Për momentin, Enzo ndodhet në Botërorin e Katarit, ku mbron ngjyrat e kombëtares së Argjentinës. /G.D abcnews.al/