Një ndër lojtarët protagonistë të Kroacisë së Zlatko Dalic që ka arritur deri në gjysmë-finale të Kupës së Botës, Ivan Perisiç ka folur ditën e sotme, në konferëncën për shtyp në prag të ndeshjes me Argjentinën.
Perisiç tregoi marrëdhëniet e tij me ish-shokun e tij te Interi dhe mbrojtësin e Tottanham, argjentinasit, Lautaro Martinez e Christian Romero, ku tha se ka kominukuar me ta gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve.
“Kam pasur kontakte me Lautaron? Gjatë fazës së grupeve kemi folur. E di që argjentinasit kanë një dëshirë të madhe për të luajtur për kombëtaren e tyre, e njëjta gjë për Romeron, i cili është partneri im aktual në Tottenham”,- tha Perisic në konferencën për shtyp. /i.m /abcnews.al