Kryeministri Edi Rama i bën thirrje opozitës të reflektojë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Duke folur për në një intervistë për Al Xhazirën pas zgjedhjeve, Rama tha se opozita duhet të kuptojë se bojkoti është katastrofë për ata vetë.
Kryeministri Edi Rama i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës dhe i bën thirrje të reflektojë. Ashtu siç theksoi në mesazhin pas zgjedhjeve, kreu i qeverisë thotë në një një intervistë për Al Xhazirën Rama se bojkoti ishte vetëvrasje për opozitën, por e ardhmja sipas tij duhet parë me optimizëm dhe në funksion të paqes sociale.
“Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por sigurisht, tangoja vallëzohet dyshe. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë të reflektojnë për këtë dhe të kuptojnë që ajo çfarë bënë ishte një katastrofë për vetë ata”, tha Rama.
Të dielën pas mbylljes së kutive të votimit kryeministri ftoi opozitën për dialog pa kushte, si shprehje të vullnetit për t’u angazhuar për çeljen e negociatave të antarësimit në Bashkimin Evropian. Pjesë e këtij dialogu mund të jetë edhe reforma zgjedhore por jo ajo në drejtësi, sipas kryeministrit./ABC News Albania 24/7