Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka kallëzuar sot penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zyrtarët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Himarës, Komisariatit të Policisë pranë kësaj bashkie, si dhe zyrtarët e Drejtorisë Rajonale Vlorë të IKMT. Objekti i kallëzimit është “shpërdorim detyre”.
Sipas kallëzimit zyrtarët akuzohen për mos-ushtrim të kontrollit në territorin që administrojnë. Më konkretisht, bëhet fjalë për objektin që inspektorët e IKMT prishën dje me shpërthim të kontrolluar në Gjilekë, Dhërmi, ndërkohë që nga institucionet përgjegjëse vendore nuk është bërë asnjë sinjalizim për këtë ndërtim pa leje.
/abcnews.al/